E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Edhe Rugova do të qeshej me LDK-në e sotme

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në Lipjan, të martën, ka sqaruar proceset dhe zhvillimet aktuale të vendit, mirëpo anash nuk i ka lënë as mendimet e tija për partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Siç raporton “Koha”, kryeministri Thaçi sulmoi LDK-në e tanishme që po udhëhiqet nga Isa Mustafa. Ai tha se edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, do të çuditej me veprimet që i bëjnë sot njerëzit në partinë që ai e themeloi.

“Edhe Rugova sot po të ishte gjallë do të qeshej me partinë e tij duke i thënë jo Amerikës, jo BE-së”, u shpreh Thaçi para simpatizantëve në Lipjan.

Anash nuk la as partitë tjera opozitare, AAK-në e Ramush Haradinajt, e, edhe pse shumë herë e sulmoi Vetëvendosjen.

“Por, edhe Haradinaj të ishte këtu do të qeshte njëjtë me njerëzit që po e udhëheqin partinë e tij”, ka thënë Thaçi, raporton Koha.net.

Kurse për VV-në, shefi i ekzekutivit kosovar tha se nuk do t’ua dorëzojë kurrë shtetin ashtu siç pretendojnë ata sipas tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›