E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skrtel, lojtari i vitit në Sllovaki

Martin Skrtel është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Sllovaki. Këtë zgjedhje e ka bërë e përditshmja Pravda, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Sllovakisë (SFZ), pas një sondazhi të bërë me lexuesit e saj.

Futbollisti i Liverpoolit ka dalë i pari, përpara mesfushorit të Napolit, Marek Hamsik, me tri pikë më shumë. Bëhet fjalë për distancën më të ngushtë të pikëve në 19 vjetët e fundit, që kur ka filluar të ndahet ky çmim.

Mbrojtësi Skrtel e fiton këtë shpërblim për herë të tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›