E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vleresimi i spitaleve Vasili Nis procesi i akreditimit

Duke filluar nga ky muaj, të gjitha institucionet shëndetsore mund të fillojnë aplikimet për akreditimin e tyre. Vlerësimi do të behet në bazë të kritereve të vendosura të cilat kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimit që ofrohet, kapacitetet apo kualifikimin e personelit.

Që nga momenti i aplikimit, institucionit shëndetsor, do t’i lihet  deri në dy vite kohë për të plotësuar standartet e për të marrë vleresimin. Nëse, ky vlerësim merr notën negative, intitucioni ka të drejtë të rifutet sërisht në sitën e kontrollit.

“Asnjë institut nuk do mbyllet nëse nuk do arrijë të plotësojë kushtet. Por nëse do të dështojë, procedura është e njëjtë me atë të një studenti që nuk merr provimin herën e parë. Do të vijë sërish. Por derisa të marrë çertifikatën e akreditimit nuk do ta ketë në mur, edhe këtu do dallojë nga të tjerët që do e kenë të varur në mur. Pra, nqs do dënohen, do dënohen nga tregu”-tha Isuf Kalo, drejtor i Qendrës Kombëtare të Cilësisë  dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetsore.

Kreu i Shëndetsisë Petrit Vasili e ka konsideruar si mjaft të rëndësishëm këtë hap në reformimin e shëndetsisë, pasi  ndikon në rritjen e cilësisë së shërbimeve.

“Bëhet fjalë për një proces të një oponence dhe ndihme për të gjitha institucionet private dhe publike dhe për garantim standartesh të cilat me gojën plot mund t’i ofrojnë informacion mbi cilësinë e shërbimit”-tha ministri i Shëndetsisë, Petrit Vasili.

Akreditimi i institucioneve shëndetsore, nuk është një zgjedhje, tashmë ai është i detyruar,  pasi kjo parashikohet në ligjin e miratuar kohë më parë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›