E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Ka marre fund endrra e Serbise per ndarje

Kacanik

Me 25 korrik eshte varrosur njehere e pergjithmone endrra e Beogradit per ta ndare Republiken e Kosoves ka deklaruar kreu i qeverise se vendit dhe i PDK-se Hashim Thaci dje ne Kacanik ne aktivitetin e organizuar me rastin e shenimit te 12-vjetorit te themelimit te Deges se PDK-se ne kete qytet. Ai ka paralajmeruar veprime te reja ne drejtim te shtrirjes se sovranitetit te shtetit ne veriun problematik te vendit. Ka veshtiresi por ju siguroj dhe ju garantoj se sic i kemi marre vendimet me 25 korrik do te kete edhe vendime te reja te shpejta te drejta e sovrane dhe ne perputhshmeri me vullnetin e qytetareve te Kosoves me Kushtetuten dhe me ligjet e Kosoves u ka thene Thaci bashkepartiakeve kacanikas. Ne vazhdim ai ka lene te kuptohet se do te kete konsolidim te shtetit te Kosoves edhe ne veri por pa e saktesuar se kur do te ndodhe nje gje e tille. Edhe atje do te kete rend e ligj zgjedhje te reja dhe lidership legjitim. Do ta ndertojme Kosoven demokratike atdhe i te gjithe qytetareve te saj ka thene Thaci. Ai ka folur edhe per ekzistimin e mbeshtetjes nga faktori nderkombetar per integritetin territorial te Kosoves dhe ne kete kontekst edhe per shtrirjen e sovranitetit shteteror matane Ibrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›