Thaçi: Kemi nisur hartimin e ligjit anti-mafia
PRISHTINE-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi të mërkurën në mbledhjen e qeverisë se është nisur puna hartimin e ligjit anti-mafia.
Sipas kryeministrit Thaçi ky ligj nënkupton parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar si dhe personave të cilët janë të përfshirë në afera kriminale dhe korruptive.
Ky është vetëm një propozim ndërkohë që shumë shpejt ky projektligj, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Memli Krasniqi do të filloi të hartohet dhe të kalojë nëpër procedurat e nevojshme.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Thaci, shprehu edhe një herë përkushtimin e tij për luftë kundër korrupsionit.
Ndërkohë, Bujar Bukoshi, duke folur për arrestimin e këshilltarit të tij, u ka bërë thirrje kolegeve ministra të paguajnë tatimet, në mënyrë që të mos e kanë fatin e njëjtë më të vartësit të tij, Ilir Tolaj.
(d.b/BalkanWeb)