Operacioni “Triss”burg pa afat për46 vjecaren
TIRANë- Arrest me burg ka dhënë sot Gjykata e Tiranës, për një nga të arrestuarit e operacionit të koduar “Triss” i realizuar në bashkëpunim me Policinë shqiptare, prokurorinë dhe autoritetet gjermane. Meliha Gjuzi nga Tirana, është një prej 12 shtetasve shqiptare dhe të huaj arrestuar për prodhim dhe shitje lendesh narkotike, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
Nga operacioni që zgjati 6 muaj dhe u kurorezua ne Mars te ketij viti, u bë i mundur dokumentimi e veprimtarisë kriminale si dhe vënia para drejtësisë i 12 shtetasve, shqiptarë dhe të huaj, të përfshirë në trafikun e armëve dhe lëndëve narkotike.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, duke u ndalur në detajet e këtij operacioni, bëri me dije sot se “në më pak se një vit, u arrestuan 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve luftarake".
Mbi këtë grup kriminal, të drejtuar prej shtetasve Ilia Bregu dhe Dhimitri Rapi, të arrestuar në Gjermani për "trafik të narkotikëve", rëndojnë akuzat e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe armëve luftarake".
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, të kodur "Triss", u ekzekutua sot vendimi i Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg", në ngarkim të 46 vjeçares Meliha Gjuzi, anëtare e këtij grupi kriminal.
Arrestimi i 46 vjeçares Gjuzi u bë i mundur pas një hetimi 6 mujor, të shtrirë në Tiranë, Kosovë dhe Gjermani.
Shtetasit e arrestuar në kuadër të këtij hetimi, janë :
Arif Banush Zelo, 53 vjec, lindur e banues në Lushnje, i dënuar më parë për vepra të ndyshme penale midis të tjerash edhe për “Trafik të Narkotikeve”, i arrestuar në Shqipëri më datë 02.03.2010, ku janë sekuestruar 5 armë te llojeve te ndryshme dhe një sasi e konsiderueshme municionesh, Ermir Dalipaj, 32 vjec, lindur e banues në Lushnje, i arrestuar në Shqipëri në datën 02.03.2010, ku janë sekuestruar 5 armë të llojeve të ndryshme dhe një sasi të konsiderueshme municionesh, Alfred Qefalia, 27 vjec, Artan Qefalia, 27 vjec, Kujtim Qefalia, 36 vjec, Dhimitri Rapi, Ilia Bregu, Gëzim Hasandocaj, Leonard, Iljan Zeka, 25 vjec, Faruk Istrefi.
Mbi këtë grup kriminal rëndojnë akuzuat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje të armëve luftarake si dhe trafikim i lëndëve narkotike.
(d.b/BalkanWeb)