Thaçi: Kosova gati për stabilizim-asociim
-490x320.jpg)
Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se studimi i fizibilitetit i kryer nga Komisioni Evropian tregon se Republika e Kosovës është e gatshme për arritjen e marrëdhënieve drejt marrëveshjes për stabilizim-asociim.
Ai i bëri këto komente në takimin e Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian, i cili diskutoi sot procesin e integrimit të vendit në Bashkim Evropian dhe veprimet që do të ndërmarrim në muajt në vijim.
Studimi i fizibilitetit bëhet vetëm për vendet, të cilat janë serioze dhe kanë ardhmëri të qartë për Bashkim Evropian. Ky studim tregon se Republika e Kosovës është e gatshme drejt arritjes së marrëdhënieve drejt marrëveshjes për stabilizim-asociim.
Ky do të jetë një proces sa teknik po aq edhe politik, gjatë të cilit ne do të lobojmë për njohje të reja nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilat ende janë në proces të njohjes, në mënyrë që së bashku të japim miratimin e tyre për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, tha kryeministri.
Thaçi theksoi se Qeveria, dhe institucionet e tjera të vendit, janë maksimalisht të angazhuara në intensifikimin e dinamikës së procesit të integrimit, në shtimet e dialogut politik dhe teknik me Komisionin Evropian.
Duke folur për Raportin e Progresit për vitin 2009 dhe studimin e fizibilitetit, që muajin e kaluar i publikoi Komisioni Evropian, Thaçi tha se ai ishte një raport i vlerësimit real dhe pozitiv i të arriturave në Kosovë, i prezantimit të sfidave, dhe i hapjes së perspektivës evropiane për Kosovën.
Studimi i fizibilitetit, në anën tjetër, shpreh përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës, duke thelluar dialogun dhe raportet ndërmjet shtetit të Kosovës dhe BE-së. Jemi të vetëdijshëm se thellimi i këtij procesi do të jetë shumë sfidues dhe kompleks, dhe për këtë arsye kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar angazhimin tonë në këtë drejtim.
Sipas kryeministrit, në vlerësimin e progresit, Komisioni Evropian ka pasur parasysh periudhën sfiduese të shtetndërtimit, kur Republika e Kosovës është përballur me çështjen e ngritjes dhe zhvillimit të institucioneve, për çka edhe në mënyrë të drejtpërdrejt ka ndikuar në pamundësinë e adresimit të çështjeve të caktuara, të cilat figurojnë në raport si sfida.
Por sipas Thaçit, në Raportin e Progresit, Bashkimi Evropian lavdëron zhvillimin e suksesshëm të institucioneve kosovare dhe ruajtjen e stabilitetit politik. Prandaj suksesi që kemi arritur në Kosovë, është vlerësim për perspektivën e liberalizimit të vizave, të marrëdhënieve tregtare dhe dialogut për asociim-stabilizim, si dhe qasjen më të madhe në asistencën që ofron Komisioni Evropian, shtoi kreu i Qeverisë.
Më tutje, Thaçi theksoi se programi i Qeverisë për vitin 2010 do të ketë prioritet strategjik adresimin e të gjitha sfidave që kanë dalë nga Raporti i Progresit 2009: fuqizimin e kapaciteteve institucionale në fushën e integrimit evropian dhe mundësia e reformimit të ministrisë për integrim; reformën e administratës publike; reformën e sistemit gjyqësor; luftimin e pakompromis ndaj korrupsionit, krimit të organizuar me moto zero tolerancë ndaj korrupsionit; prokurimit publik; liberalizimin e vizave; mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare dhe respektimin e tyre afirmativ; garantimin e lirisë dhe shprehjes; bashkëpunimin rajonal; luftimin e ekonomisë joformale.
Qeveria u zotua se të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me Komisionin Evropian, si partner kyç në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane.
Vetëm në këtë mënyrë do të mund të kemi një politikë unike dhe të qëndrueshme për integrim sa më të shpejtë në Bashkim Evropian. Procesi i integrimit evropian është një proces i të gjithëve dhe të arriturat, janë të arritura të të gjithëve, përfundoi Thaçi.