E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama tendos marrëdhëniet Kinë-Indi

Për herë të pestë që nga arratisja e tij nga Tibeti, udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, do të vizitojë qytetin e Tavangut, në lindje të Indisë.

Është kjo një vizitë në një kohë mjaft të papërshtatshme: në brezin kufitar mes Indisë dhe Kinës kanë filluar të intensifikohen provokimet dhe manovrat ushtarake, ndërsa ushtria e Indisë ka filluar të përgatitë mbrojtjen. Situata mund të dal shumë lehtë jashtë kontrollit, kanë theksuar zyrtarët.

Provokimet janë pothuajse të përditshme dhe ato bëhen kryesisht nga pala kineze. Këshilltari për siguri kombëtare i qeverisë së Indisë, Marakothe Narayanan, është i mendimit se situata shumë lehtë mund të dal jashtë kontrollit.

Rreth 50 mijë ushtarë kinezë morën pjesë në manovrat ushtarake në muajin gusht, të cilat u organizuan përgjatë brezit kufitar mes Kinës dhe Indisë, ndërsa thuhet se 200 mijë ushtarë tjerë kinezë tashmë janë të stacionuar në Tibet.

Kina pretendon rreth 90 mijë kilometra katror të territorit në verilindje të Indisë, përfshirë këtu edhe shtetin kufitar Arunashal Pradesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›