UNDP përkrah aspiratat e Kosovës për BE

Koordinatorja e agjencive të OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, gjatë një takim sot me presidentin Fatmir Sejdiu, ka shprehur përkushtimin e UNDP-së për të vazhduar ndihmën për Kosovën.
Lubrani ka thënë se UNDP-ja dhe agjencitë e tjera të OKB-së do të kontribuojnë për aspiratat e Kosovës për tiu bashkuar Bashkimit Evropian. Agjenda jonë zhvillimore është në frymën e agjendës evropiane të integrimeve, ka shtuar ajo.
Ajo ka përmendur si sfida për Kosovën, fushën e punësimit, edukimin dhe ndërtimin e kapaciteteve për institucionet qeverisëse.
Sikur transmeton Zyra e Presidentit nëpërmes një komunikate shtypi, Sejdiu e ka falënderuar Lubranin për investimet e rëndësishme që UNDP ka bërë në Kosovës për një kohë të gjatë dhe shprehu kënaqësinë tij për qasjen që ka ajo për të ndihmuar vendin tonë.
Shpreh kënaqësinë time për qasjen që ka znj. Osnat Lubrani për të ndihmuar vendin tonë, për të ndihmuar të gjitha institucionet dhe komunitetet dhe natyrisht për të na ndihmuar në proceset e tjera që ne i kemi pjesë të obligimeve tona në lëvizjet e procese tjera të integrimeve që është shumë me rëndësi, ka thënë Sejdiu.