Përkujtohet 95-vjetori i shpalljes se krahinës autonome të Korcës
KORCE- Me një ceremoni të thjeshtë para statujës së patriotit të shquar, Themistokli Gërmenji, në Korçë u përkujtua 95 - vjetori i Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës. Mbi ngjarjen e madhe historike që sintetizoi luftën dhe qëndresën e popullit patriot të Korçës e bijve të tij më të mirë Themistokli Gèrmenji, Sali Butka etj, foli kryetari i Kèshillit tè Qarkut tè Korçës, Gèzim Demçolli.
Mes të tjerash ai u shpreh se, “patriotët e qarkut të Korçës, veçanërisht Themistokli Gërmenji, u kërkuan forcave franceze largimin e administratës greke të Venizellosit nga Korça dhe ngritjen e një administrate shqiptare. Tè ndodhur përballë një lëvizjeje të tillë të fuqishme patriotike shqiptare, francezët ishin të interesuar të shuanin “vatrat e zjarrit” dhe të kishin siguri e qetësi në prapavijat e tyre. Për këtë arsye, komandanti francez i zonës së Korçës, koloneli Dekoen, sipas udhëzimeve të komandës së Armatës së Lindjes, vendosi të largonte nga Korça, venizelistët grekë dhe hyri në bisedime me udhëheqësit e lëvizjes shqiptare.
Ishte pikërisht 10 dhjetori 1916, kur njerëzit u mblodhën në shkollën e Shën Gjergjit, që në orën 09:00, ku Themistokli Gërmenji do të deklaronte vetëqeverisja e Korçës".
Për nder të kësaj date historike u vendosën kurora e buqeta me lule tek statuja e Patriotit Themistokli Gèrmenji. Më pas, drejtues të pushtetit vendor zhvilluan vizita ne familjet e patriotëve të shquar të këtij rrethi.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)