E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kosova vend i sigurt për investime

Prishtinë -Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi dje se në Kosovë, tashmë ka një klimë të përshatshme për investimet e huaja. Gjatë një takimi me ministrin holandez të Bashkepunimit dhe Zhvillimit, Bert Koenders, thaçi ka ftuar investitorët nga Holanda që të investojnë në Kosovë.

“Ne vend është shenuar një progres i madh në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të fenomeneve negative, edhe në zonat veriore. Ftojmë biznesmenët holandezë që të investojne në Kosovë”-theksoi Thaçi. Kryeministri kosovar dhe ministri holandez Koenders kanë theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe realizimit të prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ne përfundim, Thaci theksoi progresin e shënuar në sundimin e ligjit në vend, përfshirë këtu uljen e dukshme të fenomeneve negative në gjithë territorin e Kosovës, sidomos në pjesën veriore të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›