E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Serbët të marrin pjesë në votime

Prishtinë - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të nëntorit dhe se nuk duhet ti bojkotojnë ato. Ai theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të binden se duhet të vendosin për veten e tyre, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për pushtetin lokal.

"Ka ardhur koha dhe momenti që duhet me gjithë veprimin e përbashkët të shuhen strukturat paralele që dëmtojnë jo vetëm imazhin e përgjithshëm, por edhe interesat e njerëzve. Kam pasur takime me përfaqësuesit e disa prej partive politike serbe, që kanë më tepër anëtarësi dhe të gjitha këto pa rezervë kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të marrin pjesë në zgjedhje"-tha Presidenti Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›