Francë, deficiti pritet ta kalojë 6 për qindëshin
Paris - Deficiti publik i Francës pritet ta kalojë shifrën 6 për qindëshit të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këtë fakt e bën të ditur ministri francez i Buxhetit, Eric Woerth, ndërkohë që qeveria parashikonte fillimisht një deficit prej 5,6 për qind.
Për sa i takon deficitit publik, "mendoj se ndoshta do ta kalojmë shifrën 6 për qind për vitin 2009, sepse rritja është rishikuar me ulje, pra, pothuaj automatikisht kjo ka ndikuar tek deficiti", deklaroi Woerth në televizionin “LCI”.
Buxheti i fundit mbështetej në një deficit prej 5,6 për qind të GDP-së në vitin 2009. Por, që prej atëherë, qeveria e ka rishikuar me ulje parashikimin për rritjen ekonomike për vitin, duke parashikuar tashmë një rënie të GDP-së prej 3 për qind.