E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kritika qeverisë pas 100 ditëshit të parë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi vizitoi Kryetarin e BFI-së Sulejman Rexhepi, për t`i përcjellë mesazhe urimi. “Ishte një vizitë simbolike tek Kryetari i Bashkësisë së Fesë Islame. Ia urova festën më të madhe të myslimanëve. Është një përcaktim i PDSH-së për të patur respekt për këtë fe, për institucionet dhe drejtuesit e kësaj feje”.
I pyetur rreth kërkesës së PDSH-së për shtyrjen e datës së regjistrimit të popullsisë, Kryetari i PDSH-së deklaroi:
“Ata i kanë fituar zgjedhjet, të respektojmë principet dhe parimet demokratike, i kanë 100 ditë për të treguar se çfarë mund të bëjnë, duhet një qetësi një opinion që të kullohet uji dhe të kuptohet se s`ka keqkuptime dhe keqinterpretime të raporteve personale por bisedohet për çështje të përgjithshme. Ne regjistrimin model paralel e kemi përfunduar në disa Komuna, në disa Bashkësi Lokale, në disa qytete, në anën tjetër brenda kësaj jave do të mbajmë edhe një mbledhje të kryesisë së partisë dhe sigurisht se do të dalim me një qëndrim përfundimtar. Megjithatë do të kenë parasysh se tashmë është një situatë tjetër, ata që i fituan zgjedhjet e kanë përgjegjësinë e jashtëzakonshme dhe maksimale ndërsa ne si opozitë do ta mbajmë atë pjesë të përgjegjësisë që na takon”, theksoi kreu i PDSH-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›