E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje: Po mësimit të fesë në shkolla

Lëvizja "Vetëvendosje" është pro mësimit të fesë në shkolla. Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi kundër, kjo parti ka thënë se në shkollat publike mund të futet një lëndë ku do të mësohet për fenë, por kjo duhet të vij vetëm pas një debati në shoqëri.

Kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Visar Ymeri ka pohuar se duhet mësuar për historitë e feve, por nuk bën të jepen instruksione për praktim të ndonjë feje përkatëse. Ymeri gjithashtu ka thënë se secili individ do të duhej të ishte i lirë në zgjedhjen e vet se si do të vishet, duke iu refeuar ndalesës për mbajtjen e shamive në shkolla.

Më tej ai ka shtuar, se para se të vendoset për fenë, do të duhej që për këtë çështje të hapej një debat i madh publik, të studiohen edhe vendet e tjera e më pastaj të futet në votim.

Duke i komentuar akuzat e partive të tjera kundër Vetëvendosjes, ai ka thënë se "sulmet vijnë nga frika që kanë këto parti për aktivitetet në rritje të Vetëvendosjes".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›