Kanalizimet antipermbytje nuk u realizuan investimet

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes Konsumatore ka arritur të shpenzojë vetëm 1.4 miliardë lekë (rreth 10 milionë euro) për investime në infrastrukturën e kullimit deri në fund të shtatorit të këtij viti, shifër kjo e barabartë me 37.6 për qind të planit fillestar dhe 53 për qind e planit të rishikuar buxhetor.
Lajmi bëhet i ditur nga raporti për ekzekutimin e buxhetit publikuar nga vetë MBUK. Tabelat për ekzekutimin e buxhetit tregojnë se infrastruktura e kullimit duhej të shpenzonte gjithsej 3.76 miliardë lekë sipas buxhetit 2011, kryesisht për shkak të dëshirës së qeverisë për të shmangur një eksperiencë të ngjashme me përmbytjet masive që vendi përfitoi dimrin e kaluar. Por në qershor, qeveria e uli më tej buxhetin e kullimit në 2.67 miliardë lekë dhe nga këto, Ministria e Bujqësisë mësohet të ketë shpenzuar deri në fund të shtatorit vetëm 1.4 miliardë lekë.
Rajonet fushore të vendit u përmbytën disa herë gjatë viteve 2009-2011 dhe mbi qeverinë rënduan akuza për neglizhencë në mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit, e cila, nëse funksionon siç duhet, minimizon rrezikun e përmbytjeve. Për çdo vit, qeveria ka premtuar më shumë fonde, por po çdo vit, Ministria e Bujqësisë nuk e ka parë të arsyeshme të shpenzojë të gjithë fondet e përcaktuara.
Kështu, sipas raporteve të vetë MBUK, deri në qershor të këtij viti, investimet antipërmbytje qenë realizuar vetëm në masën 2 për qind, ndërsa qe realizuar fondi i pagave në këtë produkt. Ndërkohë, pavarësisht vonesave, mësohet se kontratat për kryerjen e punimeve janë firmosur tashmë dhe MBUK thotë se ka përfunduar remontin e 28 hidrovoreve si dhe ka pastruar pjesën më të madhe të infrastrukturës së kullimit në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier e Korçë. Një raport i Ministrisë shton se shpresat janë që punimet të përfundojnë brenda muajit tetor, sepse përndryshe mund të jetë shumë vonë.
Gjithsesi, ekspertët e fushës mendojnë se shanset për përmbytje këtë vit janë të vogla, kryesisht për shkak se liqenet e hidrocentraleve janë të boshatisura dhe kanë mundësi të absorbojnë prurje të konsiderueshme uji.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia BSH: Sinjale për uljen e mëtejshme të interesit
Banka e Shqipërisë po shqyrton mundësinë e uljes së mëtejshme të normës bazë të interesit të lekut, masë kjo që mund të ndërmerret brenda një apo dy muajve të ardhshëm, bëhet e ditur nga burime nga ky institucion. BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat
Në kuadër të situatës së krijuar me sistemin bankar në rajon, Banka e Shqipërisë ka bërë disa propozime ligjore, që synojnë forcimin e mbikëqyrjes në tregun bankar vendas. “Albpetrol”, privatizimi nxjerr në rrugë 2500 naftëtarë
Hapi i parë drejt privatizimit të “Albpetrolit” ishte miratimi i projektit në qeveri dhe kalimi i formës finale në Kuvend.
TEC i Vlorës nis punën, shqetësime për koston
Termocentrali i Vlorës, një impiant që kushtoi afro 100 milionë euro dhe që teorikisht duhej të kishte filluar punë në vitin 2009, filloi të vihet në shfrytëzim në gusht të këtij viti. Lajmi u dha për “Shqip” nga Salvador Rivera, drejtues i projektit të Bankës Botërore për ndërtimin e TEC-it. Sigurimet, liberalizimi ul çmimet për makinat
Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të makinave pësuan rënie të ndjeshme gjatë këtij viti, veçanërisht pas miratimit të ligjit për liberalizimin e këtij tregu tre muaj më parë, bëhet e ditur nga të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Lajmet kryesore
“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat