E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Me Tadiçin jam takuar disa herë

Kryeministri Hashim Thaçi, nuk ka mohuar se ka pasur takime me presidentin serb, Boris Tadiç. Për më tepër, ai thotë se nuk kanë qenë vetëm dy takime, ashtu siç raportonte Wikileaks, por sipas tij ai është takuar me të disa herë.
 

“E vërteta është se nuk jam takuar dy herë, por ka pasur më shumë takime në konferencat e ndryshme ndërkombëtare edhe në Vjenë, edhe në Bruksel edhe në Nju Jork dhe vende të tjera. Ato kanë qenë konferenca ndërkombëtare ku nuk kanë munguaras shtrëngimi i dorës. Prandaj ne duhet të sillemi si burrë shtetesh e jo si qyqar. Nuk ka se çfarë të fshihet, nuk jemi të vetmit që jemi takuar me presidentin Tadiç. Kemi pasur edhe dreka, edhe darka tërë delegacioni kosovar”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Kosova Sot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›