E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Na njohen 101 shtete, presim ndihme per njohje te tjera

Republika e Kosoves njihet tashme nga plot 101 shtete, por te tjera lipset ta njohin edhe me tej, ndaj kryeministri Hashim Thaci, i kerkoi dje homologut te mandatar ne Shqiperi, Edi Rama qe te kontribuoje ne kete drejtim. “E informova kryeministrin Rama, per njohjet qe po i vijne Republikes se Kosoves, por edhe domosdoshmerine e njohjeve te reja. Kam besim te plote se Rama, ministria e Jashtme dhe kabineti qeveritar i Shqiperise do te luaje rolin e rendesishem ne sjelljen e njohjeve te reja per Kosoven. Tanime Kosova ka 101 njohje. Meritojme dhe do te kemi njohje te reja”, - tha z.Thaci. Ne konferencen e dhene dje per mediat nga kryeministri Hashim Thaci dhe kryeministri i dekretuar Edi Rama eshte folur dhe per menyren sesi do te funksionojne mbledhjet mes dy qeverive. Rama u shpreh se mes dy vendeve do te nis procesi i bashkeqeverisjes strategjike dhe do te zhvillohen takime te shpeshta. “Ne kemi rene dakord po ashtu qe ne nentor te bejme mbledhjen e pare te perbashket te te dyja qeverive dhe te fillojme procesin e bashkeqeverisjes strategjike mes Shqiperise dhe Kosoves”,- tha Rama. Kryeministri i dekretuar u shpreh se ministrat do te pergjigjen per detyrat e ngarkuara perballe dy qeverive.

BATUTA

Thaci e quan mik, Rama: Vellai i vellait tim eshte edhe vellai im

Ne konferencen mes kryeministrit, Hashim Thaci dhe Edi Rames nuk kane munguar dhe batutat. Shkak u be deklarata e Thacit, i cili e quajti Ramen mik. “Kam kenaqesine e vecante qe si kryeminister te presim ne Prishtine, per te diskutuar per zhvillimet ne Kosove dhe Shqiperi, kryeministrin e Shqiperise, mikun, Edi Rama...”,- tha Thaci. Gazetaret e pyeten se perse e cileson mik Ramen, ndersa kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan e ka cilesuar si vella. Kesaj pyetje i eshte pergjigjur vet Rama. “Edhe une mund ta quaj vella, keshtu qe vellai i vellait tim eshte edhe vellai im. Per Erdoganin e kisha fjalen”,- tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›