E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosen nen kontroll bankat me te fuqishme europiane

Bankat më të fuqishme europiane nuk do të kenë më mundësinë të devijojnë. Ato do të jenë nën kontroll në nivel europian. Parlamenti Europian ka votuar pro kontrollit të 150 bankave më të mëdha europiane nga Autoritetit europian bankar duke filluar nga shtatori 2014 . Bankat kombëtare europiane tashmë duhet ti binden praktikave të Autoritetit europian bankar, që fiton një pavarësi më të madhe për të testuar këto banka dhe oër të identifikuar problemet. Kjo praktikë është e detyrueshme për bankat e zonës euro, por edhe të vendeve që gjenden jashtë saj. Madje edhe filialet e bankave nëna europiane në vende të treta si Shqipëria do të duhet të ndjekin udhëzimet e supervizorit të Bankës Qëndrore Europiane:

“Ne po ndërtojmë Bashkimin Bankar europian. Ne kemi nxjerrë mesime nga kriza financiare ndërkombëtare, e cila s’ka mbaruar ende. Ne kemi punuar përgjatë këtyre 3 vietve mbi 28 propozime legjislative për të sjellë më shumë përgjegjshmëri, transparencë dhe moral në tregun financiar. Qëllimi ynë është që të evitojmë shpenzimet e taksapaguesve, të ruajmë kursyesit dhe të financojmë kosnumatorët dhe bizneset që kanë nevojë për kredi. Ne po u rikthejmë qytetarëve europianë dhe atyre në botë besimin te euro”- thotë Barnier.
Parlamenti Europian ka negociuar për disa muaj kompetenca për të kontrolluar BQE-në. Eurodeputetët kanë të drejtë që të marrin në shqyrtim dosjet e mbledhjeve të Komitetit të Mbikëqyrjes dhe vendimeve që merren. Madje, Parlamentio dhe Këshilli I ministrave zotërojnë pushtetin e emërimit të presidentit dhe zvpresidentit të Komitetit të mbikëqyrjes së Autoritetit europian banker.
“Shpesh ndodhin evenimente serioze dhe hapat e bëra në nivelin legjislativ në Parlementin Europian nuk duken. Autoriteti i mbikëqyrjes së Bankës Qëndrore europiane do ti nënshtrohet analizës së Parlamentit Europian. Kjo është e një rëndësie shumë të madhe. Është hera e parë në historinë e BE_së që Parlamenti mund të kontrollojë institucionet financiare”- shprehet Shultz.

Autoriteti i vetëm i mbikëqyrjes europiane është një pjesë e rëndësishme e Bashkimit Bankar që Bashkimi Europian po realizon si rrjedhojë e mësimeve të nxjerra nga kriza ndërkombëtare financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›