Shteti që lë pas Berisha/ Rritet varfëria, 400 mijë shqiptarë jetojnë me 48 USD në muaj
Bëhet i gjallë më në fund INSTAT dhe publikon anketën e jetesës.
Nuk ka surpriza. Varfëria në Shqipëri është rritur, pavarësisht se kryeministri në detyrë, Sali Berisha, deklaroi se e bëri Shqipërinë një vend të zhvilluar.
Kështu, në total numri i të varfërve në vend ka mbërritur në 402 mijë. Ata jetojnë me 48 dollarë në muaj.
Në krahasim me vitin 2008 është rritur shpenzimi për ushqime, por tronditës është fakti se në krahasim me vitin 2004, shpenzimet për ushqime kanë rënë.
Një tjetër fakt interesant nga anketa është se është shtuar varfëria në qytete.
Ndërsa popullsia rurale në varfëri ka rënë me rreth 12%, popullsia urbane në varfëri është rritur me rreth 37%. Shkalla e varfërisë në zonat rurale është rritur nga 14.6% në vitin 2008, në 15.3% në vitin 2012, ndërsa varfëria urbane u rrit nga 10.1% në 13.6%. Për më tepër, edhe brenda zonave rurale shkalla e varfërisë është ulur ndjeshëm në zonat malore, vlerëson studimi i INSTAT./ep