Thaçi: Nuk humbëm asnjë cent nga FMN-ja

Kryeministri Hashim Thaçi ka insistuar edhe në Bruksel, se Kosova nuk ka humbur asgjë në raport me FMN-në.
I pyetur nga një gazetar kosovar para baroneshës Ashton për humbjen e 156 milionëve të FMN-së, dhe të milionave të tjerë të Komisionit Evropian Thaçi theksoi se Kosova është në fazën e riformatimit të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar ndërsa ka garantuar se nuk është humbur asnjë cent nga marrëveshjet.
Ka disa javë që FMN-ja ka njoftuar zyrtarisht se Kosova ka humbur grantin prej 156 milionësh për këtë vit ndërsa stafi lokal i FMN-së po bisedon me qeverinë për mundësinë e marrjes së grantit për vitin e ardhshëm.