Jeremiç:Serbia nuk ndjen presion për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur për biseda konstruktive me Kosovën, por nuk do t`i kalojë vijat e kuqe, që nënkuptojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka theksuar Beogradi nuk ndjen presion nga BE-ja për zgjidhjen e së ardhmes së Kosovës.
Këto komente ai i bëri në intervistën për agjencinë “Associated Press” në Vjenë, dy ditë pasi Serbia dhe Kosova arritën marrëveshje për disa çështje, që ishte progresi i parë ndërmjet dy vendeve, prej kohes kur Kosova ka shpallur pavarësinë.