Thaçi: Nuk ka presion politik për dialog me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur edhe një herë se është në interes të dyanshëm, por edhe rajonal, takimi i nivelit të lartë politikë mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete.
Thaçi ka thënë në një deklaratë për mediat kosovare, se nuk ka asnjë presion për ngritjen në nivel politikë të dialogut.
“Nuk ka presion për dialog politikë. Është në interes të të dy vendeve që të ketë takime të larta politike, të fqinjësisë së mirë. Normalizimi i raporteve nënkupton siguri për të ardhmen dhe një perspektivë integruese për gjithë rajonin”, ka thënë kryeministri Thaçi.