E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia në euro, OECD: Duhet më shumë kohë për masat

Greqia duhet të qëndrojë në Eurozonë, por mund të kenë nevojë për kohë shtesë për të përmbushur reformat e vështira ekonomike që u ka premtuar kreditorëve ndërkombëtarë, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Angel Gurria.
 

Në një intervistë për mediat gjermane shefi i OECD u bashkua me korin e ekonomistëve që mbështesin qëndrimin e Greqisë në bllokun e monedhës europiane me kusht që qeveria e kryeministrit Antonis Samaras të respektojë kushtet e marrëveshjes së saj me kreditorët.

Megjithatë, ai thotë, se Athinës duhet ti jepet edhe më shumë kohë në përmbushjen e kushteve të vështira, ndërsa recesioni po thellohet.
 

"Ndoshta Qeveria ka nevojë për më shumë hapësirë për të përmbushur angazhimet e saj", thotë Gurria. Sa i përket debatit që është hapur për blerejen e bonove të shteteve anëtare të Eurozonës , shefi i OECD thotë se është në mbështetje të Bankës Qendrore Evropiane.
 

"Presidenti i BQE, Mario Draghi, deklaroi qartë se BQE-ja mund të lehtësojë krizën e borxheve në Eurozonë nëpërmjet blerjes së obligacioneve dhe unë e mbështes këtë politikë", tha Gurria.
 

Deklaratat e Draghit kanë dhënë një mesazh të qartë në tregje, tha shefi i OECD dhe sipas tij të gjithë skeptikët do të humbasin bastin nëse vënë në dyshim aftësinë e BQE-së për të mbrojtur euron.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›