E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Pavaresia, jemi gati per daten e sakte

Data per shpalljen e pavaresise se Kosoves do te shpallet zyrtarisht nga autoritetet e Prishtines, brenda diteve ne vijim. Kete e konfirmoi dje Kryeministri Hashim Thaci, para nisjes per ne Bruksel, ku do te kete takime me zyrtaret me te larte te Bashkimit Evropian dhe te NATO-s. "Publikimi i dates se shpalljes se pavaresise se Kosoves, do te behet ne ditet ne vijim, tha Thaci, duke kembengulur se shpallja e dates do te jete surprize shume e shpejte. Kosova eshte gati dhe unike per berjen e shtetit dhe kete mesazh do t'ia percjell zyrtareve me te larte te Bashkimit Evropian dhe te NATO-s", vuri ne dukje Kryeministri kosovar. Ai nenvizoi se vendimi per pavaresine do te jete i koordinuar me faktorin nderkombetar dhe qe vendimi per njohjen e saj do te jete qendrim unik i Brukselit dhe Uashingtonit.
Nderkohe, lidhur me viziten qe po nis ne Bruksel, Thaci tha se ka per qellim thellimin e bashkepunimit mes institucioneve te Kosoves dhe Brukselit e NATO-s. Sipas tij, zyrtareve te larte evropiane do t'u prezantohet qendrimi unik i institucioneve dhe popullit te Kosoves per berjen e shtetit te pavarur dhe garancite per mbrojtjen e te drejtave te te gjitha bashkesive etnike ne Kosove. Kryeministri tha se ne Bruksel do te diskutohet edhe per ardhjen e misionit te ri te Bashkimit Evropian ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›