Pronari i tokes perze kanadezet
Nje banor i fshatit Perlat i Eper, ne Komunen e Kthelles, ka perzene forcerisht punonjesit e firmes kanadeze, e specializuar per identifikimin dhe nxjerrjen e bakrit. Djali i pronarit te tokes, i kthyer nga emigrimi, mesohet se ka kerkuar nje sasi te madhe parash per te lejuar vazhdimin e punimeve. Drejtuesit e firmes "Ballkan-Resurs", kane zhvilluar dje nje takim me drejtues vendore dhe deputetin e zones, Gjovalin Prenga, duke kercenuar se do te terhiqet nga ky projekt, nese nuk nderhyn shteti shqiptar. Ata thane se, ne baze te ligjit shqiptar, shteti eshte pronar i pasurive nentokesore dhe duhet t'i mbroje nga nje individ, qofte ky edhe pronar i tokes. Firma kanadeze mesohet se ka filluar punimet per sondimin e nentokes, pasi ka siguruar licencen prane Ministrise se Energjetikes dhe Burimeve Minerare. Per kryerjen e punimeve jane punesuar 18 banore te ketij fshati, te cilet paguhen nga 40-80 mije leke ne muaj. Ne takimin e djeshem, deputeti Prenga tha se eshte ne dijeni per problemet, duke shprehur gatishmerine per zgjidhjen e konfliktit. Prenga shtoi se Mirdita eshte nje zone e varfer nga ku njerezit po ikin prej mungeses se vendeve te punes.
Aleksander Ndoja