E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos per pronesi, kapet i riu

Elbasan - Nje i ri, nga qyteti i Elbasanit, eshte arrestuar dje, pasi dyshohet te jete autori i plagosjes se nje 45-vjecari per motive pronesie. Burime te policise vendore thane dje se "Marjol Shqau, lindur e banues ne lagjen '5 Maji', akuzohet te kete goditur me mjete te forta 45-vjecarin Dhimitraq Vako". Ngjarja ndodhi mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, pas nje grindjeje per motive pronesie mes paleve. Mesohet se i demtuari ndodhet nen kujdesin e mjekeve ne spitalin kirurgjik te Elbasanit. Ai eshte marre ne pyetje ne mjediset e spitalit dhe ka akuzuar si autor te plagosjes te riun Shqau, tashme i arrestuar nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›