Thaçi: Për liberalizimin e vizave kërkohen shumë reforma

Hashim Thaçi / Foto arkiv
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka konsideruar nisjen e procesit për liberalizimin e vizave hap shumë të rëndësishëm edhe pse kërkohen shumë reforma.
Një sinjal shumë i rëndësishëm i perspektives evropiane të Kosovës, është edhe fillimi i procesit të liberalizimit të vizave të qytetarëve të Kosovës, ka thënë Thaçi duke shtuar ky vit paraqet një përparim shumë të madh për Kosovën në aspektin e axhendës evropiane.
Ai u shpreh se Kosova ka mirëpritur progres-raportin e Komisionit Evropian dhe vlerëson lartë qëndrimin unik të Bashkimit Evropian për miratimin e rekomandimeve të Komisionit për thellimin dhe intensifikimin e dialogut të integrimit evropian. /F.S/