E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Respektim te drejtave te minoriteteve

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, u beri thirrje dje pjesetareve te komunitetit serb qe te mos kene frike nga statusi i Kosoves, por te behen pjese e procesit politik dhe te integrohen ne institucionet e vendit, ndersa bashkekombesit e tij i porositi se patriotizem eshte mbrojtja e te drejtave te pakicave. Ne nje paraqitje ne qendren mediatike ne fshatin Cagllavice afer Prishtines, i banuar me shumice serbe, ai tha se qeveria e tij do te garantoje te drejtat e komuniteteve sipas propozimit te krye negociatorit Marti Ahtisari, i cili ka propozuar pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven.
Kryeministri Thaci tha se Kosova se shpejti do te jete e pavarur dhe statusi i saj do te jete ne funksion te nje jete me te mire per te gjithe. "Statusi nuk eshte dicka qe duhet te sjelle frike per asnje komunitet ne Kosove, perkundrazi hap perspektive per te gjithe", theksoi kryeministri Thaci. Ai tha se vendimi per shpalljen e pavaresise do te merret ne bashkerendim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ndersa javen e ardhshme do te jete ne Bruksel per te debatuar me zyrtaret me te larte te Bashkimit Evropian per te ardhmen e Kosoves dhe misionin e ketij bashkimi ne Kosove.
Kryeministri Thaci tha se qeveria e tij do te punoje per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te pakicave kombetare ne baze te propozimit te krye negociatorit te Kombeve te Bashkuara, Marti Ahtisari. Ai tha se qeveria e tij garanton te drejten e cdo qytetari te Kosoves per te jetuar ne shtepite e tyre. "Do te jemi dhe do te punojme se bashku per ndertimin e se ardhmes sone te perbashket. Ne po ndertojme tash identitetin kosovar te demokracise qytetare". Ai u beri thirrje edhe bashkekombesve te tij shqiptare per kujdes ndaj pakicave kombetare. "E potencoj se patriotizmi me i larte sot i shqiptareve eshte respektimi dhe garantimi i te drejtave te minoritareve", tha ai.
Kryeministri Thaci u shpreh dje i bindur ne mbeshtetjen e gjere nderkombetare per pavaresine e Kosoves, ndersa terhoqi verejtjen se deklarimet e perfaqesuesve ruse se nuk do te lejojne anetaresimin e Kosoves ne Kombet e Bashkuara jane deklarime te nxituara qe nuk i sjellin mire as Kosoves e as rajonit.
Besim Abazi (VOA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›