E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Rezoluta hap perspektive per njohje te reja

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar se rezoluta e miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara e ka legjitimuar edhe politikisht mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e Kosoves dhe me kete rezolute OKB-ja ka levizur pozitivisht ne raport me Kosoven.

Keto komente ai i beri te henen ne mbledhjen e rregullt te Qeverise se Kosoves me crast ka theksuar se prezantimi i Kosoves permes delegacionit me te larte shteteror ne OKB ishte shume i dinjitetshem.

Thaci ka thene se lajmi per terheqjen e draft-rezolutes serbe ishte nje lajm i mire per Kosoven por ne te njejten kohe ishte nje humbje e madhe per Serbine.

Mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise i dhene me 22 korrik ishte fitore e drejtesise boterore qe perkoje me drejtesine tone per te qene shtet ndersa miratimi i rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara eshte fitore dhe legjitimim politik ne organin me te larte per shtetin e Kosoves. Sot lirisht mund te themi se bota respektivisht institucionet me te larta boterore kane legalizuar dhe legjitimuar ne aspektin juridik dhe politik shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves ka thene Thaci transmeton Kosovapress.

Duke miratuar rezoluten qe njeh mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise Thaci ka thene se 192 shtete e kane njohur vullnetin e popullit te Kosoves per shtet te pavarur dhe sovran dhe kane njohur sovranitetin dhe integritetin territorial te shtetit te Kosoves.

Duke pranuar nje rezolute te tille edhe Serbia ka dhene shenjat e para qe ne nje forme e nje tjeter njeh pavaresine e Kosoves sepse Serbia e ka prezantuar dhe mirepritur kete rezolute qe e njeh opinionin e GJND-se e ai opinion tanime dihet respektim i plote i vullnetit te qytetareve dhe vendimit te institucioneve te Kosoves per shpalljen e Kosoves shtet te pavarur dhe sovran eshte shprehur Thaci.

Me tej ai ka shtuar se rezoluta e miratuar me 9 shtator ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se hap rrugen per njohje te reja te shtetit te Kosoves.

Po ashtu kjo rezolute sipas Thacit percakton edhe vijat per bashkepunim ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Rezoluta e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se hap perspektive per njohje te reja dhe per anetaresim te shtetit te Kosoves ne gjithe institucionet dhe mekanizmat nderkombetare. Duke njohur vendimin e GJND-se rezoluta ka percaktuar vijat e gjera te bashkepunimit mes nesh dhe shteteve rreth nesh duke perfshire edhe bashkepunimin ndershteteror me Serbine ka theksuar Thaci.

Me kete rast kreu i ekzekutivit te vendit ka falenderuar Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e Bashkimit Evropian per mesazhet qe i kane dhene Beogradit nderkohe qe u ka bere thirrje vendeve qe nuk e kane njohur ende Kosoven qe ta marrin sa me shpejte nje vendim te tille.

Ai po ashtu ka shprehur perkushtimin e Qeverise dhe institucioneve tjera per te vazhduar qeverisjen e mire duke thene se rezultat i saj eshte gjithe progresi i arritur ne Kosove.

Kreu i Qeverise ka njoftuar edhe per njohjet e reja qe mund ti vijne Kosoves duke permendur me kete rast viziten e tij ne Katar ku ka thene se ka marre konfirmimin per njohje e cila do te finalizohet se shpejti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›