E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Se pranojme planin e Tadic

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi deklaroi të mërkurën se plani 4-pikësh i presidentit serb Boris Tadiç është i papranueshëm për Kosovën.

“Ka kaluar koha kur Serbia projektonte pika të ndryshme apo plane për Kosovën”, theksoi Thaçi në mbledhjen e kabinetit të tij.

Kryeministri i kujtoi presidentit serb se, Kosova më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj dhe që prej atëherë nuk ka më lidhje me Serbinë.

Thaçi nënvizoi se sot Kosova ka kushtetutën dhe ligjet e saj dhe se do të jetë e përkushtuar për implementimin e planit të Ahtisarit. Ka kaluar koha kur Serbia projektonte pika të ndryshme apo plane për Kosovën

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës

Plani 4-pikësh u prezantua nga presidenti Tadiç në fillim të vitit, kur ai deklaroi se për zbatimin e tij do të kërkonte ndihmën e fuqive të mëdha që nuk mbështesin pavarësinë e Kosovës.

Katër pikat janë: gjetja e zgjidhjes së qendrueshme për veriun; mbrojtja e enklavave serbe në jug të Kosovës; ruajtja e identitetit serb dhe e trashëgimisë fetare; si dhe sigurimi i pronës private.

Fillimisht në mbështetje të planit doli Britania e Madhe përmes ambasadorit të saj në Beograd, Ian Cliff, i cili gjithësesi vendosi disa kushte.

Kushtet në fjalë kërkojnë që: Serbia të heqë barrikadat në veri të Kosovës, të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun teknik dhe të shpërbëjë strukturat paralele në Kosovë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›