E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Pas mbledhjes së këshillit të Sigurimit, Kryeministri Thaçi është paraqitur edhe në një konferencë për shtyp, i cili tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe se ajo duhet të kuptojë që Kosova tashmë është shtet.
 

Thaçi, u shpreh se Serbia duhet të respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel në dialogun teknik.
 

“Ne do të fillojmë dialogun e brendshëm me serbët në veri për t`i integruar dhe për këtë presim mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare. Ne jemi për normalizim të raporteve me Serbinë sepse është në interes të rajonit. Sa më herët që ndodh kjo është më mirë për të gjithë. Serbia e kupton se Kosova është shtet. E njeh realitetin por i duhet edhe pak kohë që ta njeh shtetin e Kosovës. Për normalizim të raporteve nuk është e domosdoshme njohja. Unë do të punojë që të ndodhë edhe njohja reciproke. Vendimi për njohje i takon edhe Serbisë. Se kur do të ndodh iu takon atyre por një gjë është e sigurt se kjo do të ndodhë”, theksoi Thaçi në selinë e OKB-së

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›