E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi priti ish-komisionerin e Bundestagut gjerman

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, pati një takim me Reinhold Robbe, ish-komisioner i Bundestagut për Forca të Armatosura dhe këshilltar për mbrojtje në Qeverinë e Gjermanisë.

Pasi falenderoi për pritjen, Reinhold Robbe shprehu kënaqësinë për zhvillimin e hovshëm të Kosovës, ndërsa në vijim theksoi se ai gjendet në vizitë në Kosovë në kuadër të Projektit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Gjermanisë dhe Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.
 

”Bëjmë përpjekje të bartim përvojat tona edhe në shtetin e Kosovës”, tha z. Robbe.Duke e falënderuar Reinhold Robbe, për këtë vizitë dhe për punën që po bën në këtë projekt, kryeparlamentari Krasniqi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Bundestagut Gjerman.
 

Njëkohësisht, kreu i legjislativit të vendit falënderoi edhe Ambasadën Gjermane për punën që po bën në Kosovë.
 

”Vlerësoj se Gjermania ka bërë e po bën shumë për Kosovën, si në fushën e sigurisë, ashtu edhe në fushat tjera”, theksoi Krasniqi.
Po kështu, ai shprehu mirënjohje edhe për kontributin e GIZ-it dhënë Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit Krasniqi shprehu gatishmërinë për shfrytëzimin e përvojave gjermane në fushën e sigurisë.
 

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi, ka njoftuar se Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›