E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, Gruevski pritet të takohet me Erdoganin

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Ankara pritet të takohet me homologun e tij turk Rexhep Taip Erdogan.

Gruevski i shoqëruar nga një delegacion qeveritar po merrë pjesë në një tur për tërheqjen e investimeve turke në Maqedoni.

Në Ankara delegacioni do të marrë pjesë në forumin e biznesit me biznesmenë turq, të cilët do të njihen me kapacitetet që ofron Maqedonia në planin e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Një pjesë e delegacionit qeveritar shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski do të kenë prezantime në Gazientepe.

Prezantimi i kapaciteteve ekonomike do të vazhdojë për dy ditë vizitën  e tij në Izmir dhe më pas në Brusë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›