Thaçi: Të vendosur kundër korrupsionit
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për BBC-në,ka thënë se Kosova, si shtet i ri, po ecën me hapa të sigurtë në proceset integruese.
Ai tha se, në planin e brendshëm, ajo po konsolidohet gjithnjë e më shumë.
Kryeministri Thaçi është shprehur i bindur se vleresimi i ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të jetë në favor të Kosovës dhe kjo 'do të hapë perspektiva të reja' për këtë vend.
Duke folur për bisedimet me Serbinë, kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova është e hapur për çfarëdo bisedimesh, por duke përjashtuar tri çështje 'të mbyllura'.