Thaci Te vendosur per implementimin e rendit

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi në një konferencë për mediat ka deklaruar se nesër do të fillojë implementimin i planit operacional për funksionimin e pikave kufitare 1 dhe 31.
Ai ka theksuar se plani është hartuar nga qeveria e Kosovës dhe në koordinim me SHBA, BE, NATO dhe EULEX.
Thaçi ka bërë thirrje që të gjitha qytetarët të ruajnë qetësinë dhe ka shprehur vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për implementimin e rendit në veri.
“Nesër policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës bashkë me EULEX dhe NATO do të fillojnë implementimin e planit operacional për funksionalizimin e pikave kufitare 1 dhe 31. Plani DoganatTadiç: Kufiri, rrezik për paqenEULEX zbardh aksion në veri Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja është hartuar nga qeveria e Kosovës dhe në koordinim me SHBA, BE NATO dhe EULEX. Publikisht kam marrë mbështetjen e të gjitha faktorëve relevantë ndërkombëtarë. Bashkë me ju i besojmë suksesit të përbashkët dhe mbështetjes së plotë të partnerëve tanë ndërkombëtare”, është shprehur Thaçi.
“Edhe sot unë ju ftoj të ruajmë qetësinë dhe maturinë. Veprimi i nesërm në veri nuk është i drejtuar kundër askujt dhe ndonjë grupi etnik. Ne veri nuk është në konflikt e drejta me qytetarin, por e drejta me paligjshmërinë. Qeveria e Kosovës është garantuesi më i mirë për të drejtat e qytetarëve, edhe ata serbë që jëtojnë në veri. I ftoj ata që të jetojnë të barabartë dhe të respektojnë vendimet tona. Askush nuk ka nevojë të shqetësohet. Asnjë qytetarë kudo që jeton në Republikën e Kosovës. Ne jemi në përpjekje për rend dhe ligj”, tha kryeministri.
“Të nderuar qytetarë ju lutem si kryeministër për mirëkuptim. Ju siguroj se ne nuk do të zmbrapsemi. Integrimi i veriut do të ketë një proçes më shumë sfida, por jam i bindur se bashkarisht si qytetar dhe bota demokratike, do ja dalim me sukses. Ne kemi shumë punë për të bërë që nga gjykatat dhe shërbimet e tjera. Ju garantoj se ne nuk do të ndalemi se punuari deri në shtrirjen e plotë të ligjshmërisë”, theksoi Thaçi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme. Mitrovicë, serbët shtrijnë barrikadat
Serbët e veriut kanë shtrirë barrikadat e tyre edhe në urën e lumit Ibër e cila prej 11 vitesh simbolizon ndarjen e qytetit të Mitrovicës, policia konfirmon se pas mesnatës serbët kanë zbrazur katër kamionë me zhavor këtu mbi urë. Instalimi i pakuptueshmërisë
Alma Lama - Shoqëria në Kosovë po rrezikon të futet në një nivel të rrezikshëm të pakuptueshmërisë. Debati që po zhvillohet këto ditë, për prodhimin e të cilit është punuar prej disa vitesh mbi “liritë” fetare tenton të prodhojë një atmosferë të pakuptueshmërisë ndërmjet grupeve të caktuara shoqërore apo të interesave, komuniteteve fetare dhe jofetare, grupmoshave të ndryshme e po kështu të raporteve mes individit dhe shtetit. KS diskuton për veriun e Kosovës
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë të enjten për Kosovën, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në prag të operacionit të qeverisë kosovare për shtrirjen e autoritetit në gjithë territorin.
Lajmet kryesore
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
Sekretari i NATO-s flet para operacionit
Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Spahiu: Vrasja e Konomit, një mesazh i qartë
KLD: Të zbulohen vrasësit