E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Serbet te shmangin dhunen


Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme.

“Unë u bëj thirrje politikanëve përgjegjës në të dy krahët, si dhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, që të përmbahen ndaj çdo veprimi emocional dhe potencialisht të dhunshëm. Rivendosja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës duhet të jetë në interes të të gjithëve. Ne, të gjithë, e vlerësojmë mënyrën e përgjegjshme me të cilën rinisi dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në fillim të këtij muaji dhe do të na vinte keq nëse kjo arritje do të tretej tani”, është shprehur Kukan.

Ky reagim i shefit të Delegacionit Europarlamentar për Ballkanin erdhi pas tensionimeve të fundit në veri të Kosovës për masat që po merren mbi zbatimin e marërveshjes për doganat, marrëveshje kjo që u arrit në raundin e fundit të dialogut mes dy vendeve në Bruksel.

Përgatiti: Arta Tozaj
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaçi: Të vendosur për implementimin e rendit
Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi në një konferencë për mediat ka deklaruar se nesër do të fillojë implementimin i planit operacional për funksionimin e pikave kufitare 1 dhe 31. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Tadiç: Kufiri, rrezik për paqen
Presidenti serb, Boris Tadiç në hapjen e Forumit për Siguri të Beogradit, ka deklaruar se kufiri me Kosovën mund të jetë burim i kërcënimit të paqes dhe stabilitetit të tërë rajonit. Mitrovicë, serbët shtrijnë barrikadat
Serbët e veriut kanë shtrirë barrikadat e tyre edhe në urën e lumit Ibër e cila prej 11 vitesh simbolizon ndarjen e qytetit të Mitrovicës, policia konfirmon se pas mesnatës serbët kanë zbrazur katër kamionë me zhavor këtu mbi urë. EULEX zbardh aksion në veri
EULEX zbuloi disa prej detajeve të aksionit që do të ndërmerret nesër në veri të Kosovës me qëllim zbatimin e marrëveshjes për vulat doganore e arritur më 2 shtator në Bruksel.

Lajmet kryesore

Thaçi: Të vendosur për implementimin e rendit
Kryeministri kosovar në konferencë për shtyp
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
Spahiu: Vrasja e Konomit, një mesazh i qartë
KLD: Të zbulohen vrasësit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›