Thaci: Vendimi i GJND, kapitull i ri për Kosovën
PRISHTINE-Me vlerësimin e qartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është hapur një kapitull i ri për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin. Në një të ardhme të afërt madje edhe Serbia do të kuptoje se ky vlerësim është edhe në dobi të saj, meqë me këtë vlerësim është kthjelluar edhe mjegulla në politikën serbe.
Deklarata erdhi nga kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ne nje interviste per gazeten austriake "Die Presse".
“Tani po presim një varg njohjesh. Unë pres që tani BE të veproj në mënyrë të unifikuar, dhe që pesë shtetet e tjera ta njohin pavarësinë tonë, gjë që nuk e kanë bërë deri tani, meqë tani nuk ka ndonjë arsye për ta që të hezitojnë".
I pyetur per vendimin e Spanjes per te mos e njohur Kosoven edhe pas vendimit te GJND-se, Thaci eshte shprehur se megjithate Madridi ka bere te ditur se e respekton vendimin e gjykates nderkombetare dhe e ka ftuar kete vend qe ta njohe republiken e Kosoves.
Ndërsa lidhur me kerkesen e Serbise per dialog me Kosoven, Thaci u shpreh se Beogradi ka pasur një rol destruktiv. “Unë nuk do të lejoj që ne të negociojmë me Serbinë për çështjet e politikës tonë të brendshme. Ne do të zbatojme dokumentin e Ahtisaarit. Në Kosovën veriore kemi themeluar një zyrë qeveritare e cila punon për serbët dhe shqiptarët. Ky është hapi i parë pas njëmbëdhjetë vitesh, për të zgjeruar autoritetin e institucioneve kosovare në këtë pjesë të shtetit. Gjykata në Mitrovicë do hapet së shpejti, që të mund të gjykoje banditët nga të gjitha etnitetet", tha Thaci.
(d.b/TVNews24/BalkanWeb)