E Diel, 1 Nëntor 2026

Drucas: BE-ja nuki ka dërguar OKB-sërezolutë për Kosovën

BEOGRAD- Zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, Dimitris Drucas, deklaroi sot nga Beogradi, se Bashkimi Evropian nuk u ka dërguar Kombeve të Bashkuara rezolutë për Kosovën.
“Nuk ka rezolutë të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara”, tha zoti Drucas, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic.
Ai theksoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë qëndrim të harmonizuar për Kosovën, por se po zhvillojnë bisedime për këtë çështje.

Duke e komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, zëvendës ministri Drucas, u shpreh se ai “ka disa hije në disa aspekte juridike”. Vuk Jeremic deklaroi se nuk ka dallim në qëndrimet e Greqisë dhe Serbisë për çështjet më të rëndësishme për stabilitetin dhe ardhmërinë e Ballkanit perëndimor.

Dimitris Drucas, pas Beogradit, udhëton për në Prishtinë, ku pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›