E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Cananë rrezik për ndeshjen e 11 gushtit

TIRANE-Lorik Cana ka pësuar një dëmtim, që e vënë rrezik për nde-shjen miqësore të 11 gushtit ndaj Uzbekistanit. Gjatë një seance stërvitore të zhvilluar dje paradite, vetëm pak orë pas ndeshjes në Europa Lea-gue që Gallatasaraj luajti ndaj serbëve të OFK Beograd, mesfushori i përfaqësueses shqiptare është përplasur me një shok të skuadrës dhe sipas mjekëve, mund të qëndrojë dy javë jashtë. Në fakt, koha përfundimtare do të vendoset vetëm sot, kur Cana të kryejë rezonancën dhe analizat e tjera mjekësore, por situata nuk duket aq shumë premtuese për ekipin kombëtar. Sipas mediave turke, shkak i këtij dëmtimi mendohet të jetë edhe forma jo e mirë fizike që kishte futbollisti shqiptar, i cili ka shkuar paksa vonë te skuadra turke. Analizat e sotme do të tregojnë edhe shkallën e dëmtimit, por mungesa e Lorik Canës mund të ndryshojë shumë gjëra në listën e trajnerit Josip Kuzhe për miqësoren e radhës. Ndërkohë, duket e sigurt që Cana do të mungojë në takimin e radhës ndaj OFK Beograd, në program javën e ardhshme në kryeqytetin e Serbisë.
Dëmtimet
Përveç emrit të madh të Gallatasarajit dhe faktit që do të jetë më pranë familjes, një nga arsyet përse Lorik Cana u largua nga Sandërlendi ishte edhe fakti se kampionati anglez është nga më të lodhshmit në botë. Prej kohësh mesfushori kuqezi kishte probleme me gjurin, i cili i ënjtej shpesh, sidomos kur e sforconte. Te Sandërlendi Cana luante një rol kyç në mesfushë dhe shpesh barra e aspektit difensiv, binte kryesisht mbi të. Veç kësaj, ai pushonte shumë pak në Angli, kjo edhe për faktin se në këtë vend ka dy kupa dhe 38 javë kampionat. Në muajin prill Loriku pësoi një dëmtim gjatë nxemjes me Sandërlendin, që vinte sidomos për shkak edhe të strapacimit fizik në një kampionat kaq të lodhshëm si ai anglez.
Rajkard
Pas barazimit 2-2 me OFK Beograd në Europa League, trajneri Frenki Rajkard ka përfunduar në qendër të kritikave në shtypin turk. Në fakt, duket një gjë e rrallë që një skuadër me kaq shumë eksperiencë sa Gallatasaraj të pësonte 2 gola në një kohë që rezultati shënonte 2-0. Një nga kritikat e bërë trajnerit është fakti se përse nuk futi më shpejt Canën në mesfushë, gjë që do të ndalonte sulmet e serbëve. Misioni ndaj OFK Beograd u duk i përfunduar pasi turqit shënuan dy gola, por në minutat e fundit, serbët arritën të barazonin pas 2 goditjeve standarte. "është e habitshme mënyra sesi na barazuan. Ndoshta duhet të kisha hedhur më shpejt Canën, por në të ardhmen do ta kem parasysh këtë", është shprehur holandezi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›