Thaci Vendimi per Sejdiun ceshtje serioze
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e ka cilesuar si ceshtje legale dhe jopolitike vendimin e Gjykates Kushtetuese qe e nxjerr Presidentin Fatmir Sejdiu si shkeles te Kushtetutes per shkak te mbajtjes se posteve te dyfishta. Pas kthimit nga Nju Jorku kreu i qeverise deklaroi ne aeroportin e Prishtines se nuk deshironte ta paragjykonte rrjedhen e procesit derisa Gjykata Kushtetuese te mos e arsyetoje zyrtarisht vendimin e saj. Kjo eshte nje ceshtje serioze eshte ceshtje legale dhe jo e interpretimit politik. Ne presim vendimin zyrtar te Gjykates Kushtetuese dhe me pas do te marrim vendime dhe qendrime ne perputhje me Kushtetuten ligjet e Kosoves dhe nevojat e shtetit dhe shoqerise kosovare deklaroi Kryeministri Thaci. Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar permes nje komunikate se me shumice votash ka konstatuar qe Presidenti ka bere shkelje serioze te Kushtetutes perkatesisht te nenit 88.2 duke mbajtur njekohesisht edhe postin e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Sipas gjykates Kushtetuta e Kosoves nuk njeh ngrirje te postit.
Ne reagimin e tij te pare Presidenti Fatmir Sejdiu e ka kontestuar vendimin e gjykates por ka thene se do ta respektoje Kushtetuten dhe institucionet e Kosoves. Une kam marre informacion por nuk kam marre vendimin dhe natyrisht pergjigjen time te drejtperdrejte lidhur me vendimin dhe pjesen shpjeguese te tij do ta jap pasi ta studioj ka deklaruar te shtunen Presidenti Sejdiu duke mos e qartesuar pozicionin e tij pas vendimit te Kushtetutes. Vendimi i Gjykates Kushtetuese qe u mor pas kerkeses se nje grupi deputetesh sipas analisteve do te kete reflektime serioze ne skenen politike. Zoti Sejdiu tani do te detyrohet ose te jape doreheqje nga posti i Presidentit dhe te garoje per tu rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike ose te ruaje postin e Presidentit por me rrezikun qe te perballet me kerkesen e deputeteve per shkarkimin e tij. Dy deputetet qe kane qene nismetare te idese per deklarimin e Gjykates Kushtetuese rreth kesaj ceshtjeje Naim Rrustemi dhe Driton Tali kane thene se do te ishte me mire qe Presidenti te ofroje doreheqje sesa te shkarkohet. Sipas Kushtetutes Presidenti mund te shkarkohet me 2/3 e votave te deputeteve po qe se ben shkelje te aktit me te larte juridik te vendit. Kryeministri Hashim Thaci nuk ka dashur te thote nese vendimi i Gjykates Kushtetuese rrezikon prishjen e koalicionit mes partise se tij asaj Demokratike te Kosoves PDK dhe Lidhjes Demokratike LDK te udhehequr nga Presidenti Sejdiu. Nuk deshiroj ti jap konotacion politik apo ti bej vleresim te njeanshem ceshtjes eshte shprehur ai kur eshte pyetur nese PDK si forca me e madhe politike ne vend do te kerkoje doreheqjen e Presidentit apo do te marre nismen per shkarkimin e tij. Kreu i qeverise ka siguruar se pavaresisht rrjedhes se ketij procesi Kosova nuk do te perballet me krize institucionale. Ajo cka mund tu siguroj te gjithe qytetareve te vendit dhe partnereve nderkombetare eshte se ne Kosove nuk do te kete vakum apo krize institucionale theksoi Kryeministri Thaci. Kjo eshte hera e pare qe Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje te Kushtetutes nga ana e Presidentit te Kosoves. Rrjedhimisht zoti Sejdiu behet udheheqesi me i larte shteteror qe vertetohet ta kete shkelur Kushtetuten e pare te shtetit te ri te njohur nderkombetarisht.