E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE nuk deshiron importimin e konflikteve nga Ballkani

Qendrimi I derguari i Gjermanise Nikolaus Lambsdorf Kreret ballkanike e dine mire kete

Gjermania gjithnje e ka mbeshtetur dhe vazhdon ta mbeshtese perspektiven e Ballkanit Perendimor per anetaresim ne BE por ne te njejten kohe BE-ja nuk deshiron importimin e konflikteve nga Ballkani deklaroi midis te tjerave i derguari i Ministrise se Jashtme te Gjermanise per Europen Juglindore Nikolaus Lambsdorf ne nje interviste ne stacionin radioteleviziv gjerman Dojce Vele seksioni serbisht duke theksuar me tej se ende vlen ajo qe eshte thene ne Selanik ne vitin 2003 se te gjitha vendet e Ballkanit kane perspektive qe te anetaresohen ne BE por secila prej tyre duhet te trajtohet ne menyre individuale. Gjermania eshte shprehur ne favor te perspektives europiane te vendeve te reja te Ballkanit qe ne fillim qysh ne kohen kur minister i Jashtem i saj ka qene Hans-Ditrih Gensher qe u perpoq qe ato te beheshin shtete te pavarura gje qe doli se ishte e drejte. E drejte ishte edhe perspektiva e anetaresimit te tyre ne BE dhe ne tani jemi deshmitare te perpjekjeve pozitive te BE-se ne drejtim te Ballkanit deklaroi funksionari i larte i MPJ-se gjermane ne Berlin. Lambsdorfi gjithashtu vuri ne dukje se Ballkanit ne fakt i mungojne shume gjera por sidoqofte ne kete rajon jane arritur shume gjera per me teper ne planin e stabilizimit qe nenkupton jo veten mbarimin e lufterave qe filloi Sllobodan Milloshevici por edhe stabilizimin e demokracise dhe zhvillimin ekonomik te rajonit. Sipas opinionit te Lambsdorfit procesi politik ne Bosnje e Hercegovine B-H eshte ne stanjacion dhe perfaqesuesi i larte i bashkesise nderkombetare ne Sarajeve ka arritur deri te kufijte e mundesive te tij. Per kete arsye theksoi ai pas zgjedhjeve parlamentare te ardhshme atje BE-ja duhet tu kujtoje me force politikaneve boshnjake angazhimet e tyre dhe ta forcoje pranine e vet ne B-H. Sa u perket mosmarreveshjeve ende te pazgjidhura ne Ballkan sikurse eshte nje e tille ajo mes Greqise dhe Maqedonise per emrin e kesaj te fundit per shkak te se ciles Athina nuk e lejon Shkupin qe te bashkohet me NATO-n Lambsdorfi vuri ne dukje se vendet e Ballkanit Perendimor duhet ti zgjidhin patjeter mosmarreveshjet e ndersjella nese duan te hyjne ne BE. Faktikisht secili kandidat qe aspiron BE-ne duhet te provoje se i ka zgjidhur mosmarreveshjet e veta me te tjeret. Keto konflikte ne nuk duam ti importojme ne BE. Kjo gje ne disa raste te vecanta sigurisht nuk do te jete e lehte por te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor tanime e kane kuptuar kete tha zyrtari i larte gjerman.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›