Thaçi: Vizita e Ashton, mesazh për mbështetjen e BE për Kosovën
Baronesha takon Jahjagën e Thaçin. Ashton:Është arritur përparim i dukshëm në dialogun Kosovë-Serbi
“Vizita e baroneshës Ashton është një mesazh i fuqishëm për progresin e arritur në Kosovë”, ka thënë Thaçi pas takimit me Ashton. Kryeministri Thaçi dhe liderët opozitarë i kanë shprehur edhe njëherë baroneshës Ashton, qëllimin dhe vizionin e Republikës së Kosovës për të ardhmen evropiane dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO. Ata kanë ripërsëritur edhe njëherë se çdo zgjidhje në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të bëhet brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës.
I pyetur për qëndrimin e Ashton rreth deklaratave të Nikolicit, Thaçi ka thënë se këto deklarata janë “befasi edhe për Brukselin”.
Menjëherë pas takimeve me krerët me të lartë shtetit Thaci e Jahjagen dhe liderët opozitarë, baronesha Ashton, menjëherë, është nisur për në Beograd, ku do të takojë krerët institucional të Serbisë.
Pas takimin me presidenten e Kosoves dhe kryeministrin Hashim Thaci baronesha Katherine Ashton u shpreh se eshtë arritur një përparim i dukshëm në dialog mes Kosovës e Serbisë ndersa ka shtuar se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura.
Ne nje deklarate per mediat Ashton tha se më 20 mars do të ndërmjetësoj raundin e rradhës midis kryeministrit të Kosovës Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiç.
Ashton po ashtu u shpreh se ne muajin prill do të informoj Këshillin për marrëvshjet e arritura dhe angazhimin për t’i zbatuar ato.