Thaçi arsyeton pjesëmarrjen në fushatë

Në Kuvendin e Kosovës sot janë dëgjuar tone fushate ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Qeverisë, përkatësisht kryeministrit Hashim Thaçi, i cili është sulmuar se ka lënë anash problemet e shtetit gjatë periudhës së fushatës.
Thaçi ka thënë se ka marrë pjesë në fushatën e partisë së tij, konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Në pyetjet parlamentare, kryeministri Thaçi është përgjigjur nga vendi ku ka qenë ulur, përjashtuar rastin kur në komentin e deputetes së LDD-së Dritë Maliqi, e cila ka thënë se po shihet se kryeministri është lodhur nga fushata dhe as në këmbë nuk po ngritet.
Pasi që kërkove të ngrihem në këmbë u ngrita, si fitues madje, ka thënë Thaçi, transmeton KosovaPress.
Unë vetëm kam respektuar të drejtën time kushtetuese dhe ligjore. Në Kosovë është instaluar standardi më i lartë i zgjedhjeve. Faleminderit të gjitha partitë dhe komuniteteve për pjesëmarrje të lartë dhe mendoj se është arritur objektivi i shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Tash kemi objektiv integrimin në strukturat e NATO-s dhe BE-së, ka shtuar ai.
Shefi i Ekzekutivit ka përsëritur se zgjedhjet kanë kaluar shumë mirë dhe se ato ishin referendum për qeverisjen e mirë të qeverisë dhe institucioneve tjera të Kosovës.
Ndërsa shefi i Grupit të Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka lëshuar thumba në adresë të partive të mëdha, duke i pyetur: A po ju duket se është rrit Aleanca, a jo?
Thaçi është përballur edhe me çështje tjera të ngritura nga ligjvënësit, siç është zvogëlimi i kapacitetit të Termocentralit Kosova e Re. Thaçi tha se kapaciteti i tij është zvogëluar në bashkëpunim edhe me faktorin ndërkombëtar, për shkak të krizës financiare.
Deputetin Driton Tali i ka kërkuar kryeministrit që ti kërkojë falje pasi që kohë më parë, kur e kishte ngritur çështjen e Termocentralit Kosova e Re, ishte cilësuar nga ai, si ultra-majtist.
Thaçi i ka thënë Talit se po shihet që ai tani ka filluar ta kuptojë qasjen globale dhe ambientaliste dhe se ka filluar nga e djathta, ndërkohë që e ka siguruar atë se ky projekt do të vazhdojë me fillimin e ndërtimit të termocentralit të ri, pastaj me procesin e privatizimit edhe të PTK-së dhe të gjitha projekteve që janë prezantuar dhe edhe Kuvendi do ta thotë fjalën për to.