E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi dhe Jahjaga, vendosin kurora me lule në memorialin e Adem Jasharit në Prekaz

27-11-2012 / Gazeta 55

“Prekazi vend ku marrim energji për ta ndërtuar shekullin e bashkimit”

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Me këtë rasti, presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar se po nderojnë familjen që ka kontribuar çdoherë për kombin tonë. “Sot në këtë ditë feste, në këtë periudhë të festës kemi ardhur t’i nderojmë të gjithë ata veprimtar, të gjithë ata që kanë kontribuar në mënyrë të vazhdueshme për popullin tonë dhe për kombin tonë”- u shpreh presidentja Jahjaga.
Kurse, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nga Prekazi marrin energji të reja, për ndërtimin e shekullit të bashkimit.
“Ne çdoherë kur nderojmë komandantin Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e lirisë, marrim energji të reja, marrim forca të reja për të ndërtuar atdheun tonë në shekullin e ri që është shekulli i bashkimit të shqiptarëve”- tha ai.
Megjithatë, as presidentja e as kryeministri i Kosovës nuk vizituan familjen Jashari.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›