E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëri e ngurtë, homoseksualët më të diskriminuarit

Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e ngurtë ndaj disa kategorive sociale. Romët, homoseksualët, fëmijët e rrugës dhe personat me aftësi të kufizuar ndihen të diskriminuar si në shoqëri ashtu edhe në institucionet ku ata kërkojnë punë.
 

Konventa Europiane për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut tashmë ka bërë të ligjshëm ndalimin e diskriminimit në Shqipëri. Irma Baraku, Drejtore e zyrës për mbrojtjen ndaj diskriminimit, thotë se ka pritur një sërë ankesash ku persona të veçantë janë diskriminuar.
 

Kjo stuktrurë si e vetmja zyrë ku mund të paraqiten ankesa për diskriminim dhe abuzim thotë se është proceduar me paralajmërime dhe ndëshkime për subjekte ku ka ndodhur diskriminimi.
 

Sipas Konventës, ndalohet diskriminimi dhe dënohen të gjithë subjektet private apo publike që bëjnë dallime raciale, gjinie apo moshe ndaj punëkërkuesve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›