E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e Pacolli kërkojnë njohjen e shpejtë nga Guinea Ekuatoriale

Në vazhdim të vizitës zyrtare në Nju Jork, kryeministri Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë takuar Presidentin e Guinesë Ekuatoriale Teodoro Obiang Nguema Mbasogo.

Kryeministri Thaçi njoftoi Presidentin Mbasogo me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.

Sipas kryeministrit Thaçi, “Kosova tashmë është shtet i konsoliduar, demokratik që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare, si dhe konsiderohet faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon.”

Kryeministri Thaçi si dhe Zëvendëskryeministri Pacolli i kërkuan Presidentit Mbasogo njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Guinea Ekuatoriale, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›