Bukoshi Nuk dua te jem mbret i LDK-se

Duke folur per koalicionin aktual qeverises ndermjet PDK-se dhe LDK-se zoti Bukoshi ka thene se nese do ti fitoje zgjedhjet ne parti do te kerkoje te analizohet se si po funksionon ky koalicion dhe se vendimi per fatin e tij do te jete ne perputhje me ato qe ai i quan balanca politike dhe interesa per Kosoven.
Ai tha se ka hyre ne gare per kreun e LDK-se per tia kthyer namin partise dhe jo per tu bere mbret i saj. Ai thote se vendosa te kandidoj per ta dhene kontributin tim qe LDK-ja te jete nje parti moderne dhe te dale fituese ne zgjedhjet e ardhshme. Bukoshi deklaroi gjithashtu se emri qe do te jete ne krye te LDK-se ka me pak rendesi por procesi zgjedhor i cili ka filluar ne LDK duhet te ece mbare dhe lirshem dhe me disa kandidate.
Bukoshi ka perjashtuar mundesine e perplasjes me kryetarin aktual duke qene nje konkurrent per te njejtin post. Nderkaq per kandidaturen e ish-ministrit ne kabinetin e tij Isa Mustafen ka thene se secili vendos per vete. Nuk eshte vone gara sapo ka filluar dhe ka kohe akoma. Une nuk dua te paragjykoj por une tashme e kam deponuar kandidaturen time eshte shprehur Bukoshi. Pohimin se partia nuk ka funksionuar sic duhet Bukoshi e ka quajtur realitet qe mua me dikton qe si nje politikan qe ka nje pervoje modeste dhe qe bazuar ne pesimet e deritashme ti nxjerrim mesimet e duhura. Dhe pikenisja e ringjalljes ose rikonsolidimit te LDK-se jane vlerat me te cilat kjo parti ka bartur procese shume te renda. Tani mendoj se jane parakushtet e mira qe LDK-ja ta marre veten dhe kjo nuk eshte nje utopi por nje realitet i bazuar ne nje analize timen eshte shprehur ai.
Kandidati tashme i deklaruar per kryetar te partise se pare alternative ne Kosove nga koha e ish-Jugosllavise ka shfaqur drojen nga shperdorimi i procesit. Rreziku i shperdorimit nuk duhet nencmuar. Une prej fillimit e kam terhequr vemendjen qe partia te mos katandiset me veprime te cilat ne kemi pervoja te keqija por te bejme nje gare te ndershme dhe demokratike i tha BBC-se Bukoshi.