Dokumentar për Azizin

Boksieri legjendar Aziz Salihu do ta realizojë një dokumentar për të gjithë karrierën, nga sukseset, e deri tek vuajtjet e tij që përjetoi gjatë 22 vjetëve si boksier. Ky dokumentar, që do të quhet “Aziz Salihu”, pritet të fillojë të realizohet të hënën, ndërsa do të përfundojë pas një muaji.
Ai do të zgjatë 45 minuta, eventualisht një orë dhe në të do të postohen disa xhirime të meçeve të tij. Ideja e këtij dokumentari ishte e vet Salihut, i cili me të dëshiron që t’u tregoj gjeneratave të ardhshme se kush ishte Aziz Salihu dhe çka kishte arritur ai.
“Gjenerata e tashme më njeh, por ato të ardhshmet mund të mësojnë për mua përmes këtij dokumentari. Ata do ta shohin se sporti kosovar e ka pasur një as, të cilit i janë bërë padrejtësi të mëdha, që e kanë lënë në rrugë, që ka boksuar me kampionë botërorë dhe evropianë, që ka fituar, por edhe ka humbur, duke iu marrë meçet padrejtësisht”, ka thënë në fillim Salihu.
Ai bëri të ditur se në promovim të dokumentarit, që është financuar nga vëllai i Behxhet Pacollit, Agimi, do t’i ftojë sportistë botërorë, ish kundërshtarë të tij, humoristë dhe këngëtarë.
Salihu e ka kritikuar punën e Ministrisë së Sportit, përkatësisht ministrin e deridjeshëm, Valton Beqiri, për të cilin thotë se nuk ka qenë për atë pozitë. Mirëpo, ai pret ditë më të mira nga ministri i ri, Lutfi Haziri.
Ai kërkon nga Qeveria dhe ministri Haziri që t’i ‘pastrojnë’ njerëzit që i udhëheqin Federatat, duke emëruar njerëz që me të vërtetë janë sportistë. Salihu i ka kritikuar edhe udhëheqësit e Federatës së Boksit të Kosovës.
Sipas tij, edhe në Departamentin e Sportit duhet të bëhen ndryshime, sepse drejtuesit e tij bëjnë dallavere me Federatat, duke i ndarë së bashku paratë.
Salihu ishte 10 herë kampion i ish-Jugosllavisë, 5 herë kampion ballkanik, 2 herë kampion i Lojërave mesdhetare, 7 herë pjesëmarrës në kampionate evropiane, ku kishte fituar dy medalje, pastaj i treti në kupën botërore, i treti në Olimpiadë, kapiten i Evropës, tri herë kishte marrë pjesë në Olimpiada, duke boksuar me kampionë botërorë dhe evropianë. Gjithashtu, ishte 15 vjet boksier standard në reprezentacionin e ish-Jugosllavisë.