E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci fillon viziten zyrtare ne shtetin e Katarit

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka nisur zyrtarisht viziten e tij ne shtetin e Katarit. Gjate oreve te mbremjes ai pritet te takohet me kryeministrin e Katarit qe njekohesisht eshte edhe minister i Puneve te Jashtme Sheikh Hamad Bin Jassim Bin Jabr Al-Thani.
Gjithashtu kryeministri i Republikes se Kosoves do te pritet edhe nga mbreti i Katarit Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.

Thaci do te vazhdoje agjenden zyrtare te vizites me takimet qe do te zhvilloje me zyrtaret me te larte te shtetit te Katarit si dhe me ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ate te Mbreterise se Bashkuar dhe te Turqise ne Katar.

Ndryshe ne Aeroportin e kryeqytetit te Katarit Doha diten e djeshme Thaci eshte pritur nga nje delegacion i larte shteteror i Katarit i udhehequr nga Ministri i Shtetit per Bashkepunim Nderkombetar Khalid Bin Mohammad Al Attiyah.

Vizita e kryeministrit Thaci ne kete shtet zhvillohet ne kuader te aktiviteteve lobuese per njohjen e shtetit te Kosoves ne prag te diskutimeve ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›